Policia ka dhënë detaje për grabitje e djeshme në filiale të NLB Bankës në Prishtinë, ku ka thënë se tre persona e maskuar dhe të armatosur kanë marrë mbi 17 mijë euro.
Sipas Policisë, të maskuarit nën kanosjen e armëve kanë marrë nga arka rreth 17.000 euro, si dhe një klienti të bankës rreth 175 euro.
Policia thotë se tre të maskuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë VW “Golf 2” me targa lokale. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.