Site icon Telegrafi

Policia trajton informacionet për katër kosovarë që synojnë t’ju bashkohen ISIS-it

Katër qytetarë të Kosovës dyshohet se kanë udhëtuar gjatë këtij viti në drejtim të Turqisë për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS, në Siri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shtetasit kosovarë, nga shtetet fqinje kanë udhëtuar për në Turqi për të kaluar në Siri, raporton lajmi.net.

“Bazuar në informatat dyshohet se personat kanë si qëllim shkuarjen në zonën e konfliktit në Siri”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Por, autoritetet vendore ende nuk e dinë nëse këta qytetarë të Kosovës ndodhen në Turqi apo kanë kaluar në Siri.

Ditë më parë Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare ka publikuar një raport sipas të cilit gjatë vitit 2016 ka pasur shtim të numrit të kosovarëve që janë nisur drejt Sirisë, për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS.

Ndryshe që nga fillimi i konflikti në Siri që nisi në vitin 2011, llogaritet se 300 kosovarë i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS, ndërsa afro 50 kanë mbetur të vrarë.

Exit mobile version