Telegrafi

Policia thotë se pesëmijë veta morën pjesë në protestë

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë rreth protestës së sotme të AAK-së dhe Nismës.

Policia thotë se protesta është lajmëruar nga këshilli organizativ i protestës dhe se Policia ka bërë përgatitjet e nevojshme për protestën e cila u zhvilluar nga ora 14:00 deri në ora 15:05.

“Protesta në të cilën kanë marrë pjesë rreth 5.000 protestues. Pas fjalimeve të disa personaliteteve, rreth orës 15:05 minuta e njëjta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente”, thuhet në komunikatën ku thuhet se njihet e drejta e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi. /Telegrafi/