Besim Hoti, zëdhënës komandant i policisë për veriun, ka thënë se nuk është shënuar asnjë incident në Veri të Kosovës.
Hoti tha se procesi zgjedhor në komunat veriore të vendit ka kaluar pa probleme, e sigurisht që sipas tij një sukses i tillë është meritë e institucioneve për përgatitjen e duhur paraprake.
“Procesi zgjedhor në komunat veriore të Kosovës ka kaluar pa probleme apo incidente të mundshme. Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar për të zbatuar planin operativ. Policia e Kosovës nuk ka regjistruar asnjë incident të vetëm që mund të rrezikonte sigurinë e përgjithshme të regjionit të Veriut”, transmeton Klan Kosova.
“Kur them që ka kaluar procesi pa incidente sigurisht është meritë e institucioneve. Nuk është dhe aq befasi sepse ne jemi përgatitur dhe për skenarët më të këqija të mundshme. Pas mbylljes së procesit është faza e katërt e procesit zgjedhor. Ne përcjellim votat deri në qendrat e numërimit të votimit për shkaqe sigurie”, tha ai.