Site icon Telegrafi

Policia thotë se ka gjetur ‘çrregullim total’ në dhomën e hotelit të Liam Payne

Policia e Buenos Aires ka thënë se ka kontrolluar dhomën e hotelit të Liam Payne dhe ka gjetur alkool, si dhe ilaçe si klonazepam.

Klonazepam është një benzodiazepinë që përdoret për të kontrolluar epilepsinë, spazmat e pavullnetshme të muskujve ose çrregullimet e panikut.

Ata përshkruan “çrregullim total” në dhomë me gjëra të ndryshme të thyera dhe medikamente të shpërndara përreth, shkruan SkyNews.

Foto nga dhoma e hotelit të Liam Payne (Screenshot)

Policia tha gjithashtu se mori gjurmë gishtash dhe prova të tjera nga dhoma e Payne për t’u analizuar.

Uiski, një çakmak dhe një celular u gjetën në të njëjtin vend me trupin e Payne.

Foto nga dhoma e hotelit të Liam Payne (Screenshot)

Ata më herët thanë se ishin thirrur për raportime për një burrë agresiv që mund të ishte nën ndikimin e drogës ose alkoolit.

Imazhet tronditëse dyshohet se tregojnë drogë dhe pije në dhomën e thyer të hotelit të Liam Payne pasi ai ra për vdekje nga ballkoni, ndërsa policia po kërkon për tregtarin e tij, sipas raporteve lokale./Telegrafi/

Foto nga dhoma e hotelit të Liam Payne (Screenshot)
Foto: Liam Payne
Exit mobile version