Telegrafi

Policia thotë se gruaja duket si burrë

Flokëshkurtra Pauline Synnott, 59-vjeçare, është zënë duke vozitur shpejt dhe e ka pranuar atë në një letër drejtuar policisë, shkruan gazeta britanike The Sun.

Ajo priste të dënohej me gjobë prej 90 eurosh pasi që po voziste 84 kilometra në orë në një zonë me kufizim shpejtësie prej 65 kilometrash në orë. Por policët të cilët kishin shikuar kamerën e shpejtësisë ishin të bindur se vozitësi ishte një burrë.

Ata i kanë shkruar partnerit të Paulines, Roy Watkins, 65-vjeçar, i cili mban pronësinë mbi automjetin, për të vërtetuar se ishte ai që po voziste.

“Nga kopja e fotografisë duket se vozitësi ishte një burrë”, thuhet në letrën e drejtuar atij.

Britaniku Roy, i cili ka qenë bashkë me Paulinen për 12 vjet rresht, ka thënë: "Ka qenë definitivisht ajo e cila po voziste.

"Unë jam shumë i nervozuar, e po ashtu edhe Pauline, çdo grua do të ishte nëse do t’i thoshin se duket si një burrë. Dua kompensim për mizorinë dhe lëndimin që kjo ka shkaktuar", ka thënë ai.

Derisa policia lokale ka thënë “po punojmë me çiftin për të zgjedhur këtë çështje".