Site icon Telegrafi

Policia tenton të shpërndajë protestuesit, duke i shkelur me furgon (Video)

Një tubim protestues për të kundërshtuar prezencën e trupave amerikane në Filipine është kthyer në një skenë dhune.

Siç shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, ngjarja ka ndodhur jashtë ambasadës amerikane në Manila.

Po sipas medieve të huaja, në këtë rast, policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Por kjo nuk është e tëra. Siç mund të shihet në video, ata kanë përdorur edhe një furgon policie, për të tentuar shpërndarjen e tyre, ku si pasojë janë lënduar disa persona.

Exit mobile version