Site icon Telegrafi

Policia i telefonuan për ta informuar se gruaja kishte pësuar aksident, zbuloi se ajo po e tradhtonte – e kuptoi se në mjet kishte qenë me një burrë

Një burrë mësoi se gruaja kishte lidhje jashtëmartesore, kur tentoi ta mbulojë atë për hir të dashurit pas aksidentit që e kishte pësuar në Meksikë.

Bashkëshorti zbuloi tradhtinë e Ednas, kur vetura u rrokullis kur ia “preu” rrugën një veturë tjetër në një autostradë në Saltillo, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat meksikane, Edna kishte gënjyer policët në vendin e ngjarjes dhe u kishte thënë se ishte vetëm në veturë – e këtë e bëri që ta mbrojë të dashurin Raul i cili rrezikohej të arrestohej sepse vetura nuk kishte targa.

Por, kur policët hetuan aksidentin, u zbulua se Edna po gënjente dhe Raul menjëherë përfundoi i prangosur për ngasje të veturës pa targa.

Pasi policia informoi familjarët e Ednas se ata do ta kthejnë në shtëpi, ishte bashkëshorti që u lajmërua në telefon dhe u shfaq në vendin e ngjarjes.

Dyshja u grindën pasi burri e kuptoi se gruaja po e tradhtonte. Madje burri i saj për pak sa nuk u përlesh me “rivalin”, duke detyruar policinë të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën.

Pavarësisht se gënjeu policinë, Edna është lejuar të shkojë në shtëpi me bashkëshortin, e Raul është dërguar në paraburgim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version