Policia Metropolitane ka nisur një hetim për festat e mbajtura nga qeveria britanike në No 10 gjatë pandemisë së coronavirusit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Komisionerja Cressida Dick tha se forca po shqyrtonte “shkeljet e mundshme të rregulloreve të COVID-19” në Downin Street dhe në të gjithë Whitehall gjatë dy vjetëve të fundit.
Kjo vjen mes akuzave të reja për mbajtjen e një feste ditëlindjeje për Kryeministrin në qershor të vitit 2020.
Downing Street e ka pranuar se stafi u mblodh brenda No 10 për të festuar ditëlindjen e Boris Johnson kur bllokimi i parë kundër COVID-19 ishte implementuar në vend.
Një zëdhënës i Zyrës së Kabinetit tha se është duke vazhduar hetimi që po kryhet nga nëpunësja e lartë civile Sue Gray për ngjarjet në Downing Street mbi pandeminë.