Policia tajlandeze kishte informacione se po zhvilloheshin orgji ilegale në një hotel. Kështu ata nisën një aksion policor, me ç’rast janë arrestuar 18 meshkuj shumica prej tyre nga Evropa dhe SHBA-të.
Disa turistë janë arrestuar pasi kishin organizuar orgji ilegale me disa vajza të reja nga Tajlanda, transmeton Telegrafi.
Pamjet rrëqethëse shfaqin policinë duke u futur në disa dhoma të hoteleve në Pataji në Tajlandë, ku mysafirët paguajnë rreth 35 funte për pjesëmarrje në orgji.
Në mesin e 18 meshkujve të arrestuar ka britanikë, amerikanë, gjermanë, kanadezë, australianë dhe kinezë. Pasi janë marrë në pyetje që të gjithë janë liruar.
Ndërkaq, pronari i hotelit është arrestuar, për faktin se ka lejuar që në pronën e tij të organizohen orgji ilegale.
Në hotel gjithashtu janë gjetur prezervativë, lubrifikues dhe lodra tjera të seksi që i ka sekuestruar policia si prova materiale. /Telegrafi/