Telegrafi

Policia do ta gjobisë Bujar Osmanin për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani pritet të dënohet nga MPB për shkak të shkeljes së Ligjit të komunikacionit rrugor.

Siç shihet në videon e publikuar nga Bujar Osmani në rrjetin social ‘Facebook’, ai përderisa vozitë makinën e tij bisedon me telefon dhe kalon në vijë të plotë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ministria e Punëve të Brendshme i caktoi gjobë personit B.O për kundërvajtje në komunikacion|, thonë nga MPB për ‘Fokus‘.

Ndryshe, Bujar Osmani në video së bashku me drejtorin për zbatimin e gjuhëve, Ylber Sela në Shkup me makinën e tij kontrolloi zbatimin e gjuhës shqipe nëpër institucionet shtetërore. Shumica e institucioneve tashmë kishin nisur përdorimin e gjuhës shqipe./Telegrafi/