Policia suedeze ka ndaluar dy persona në lidhje me sulmin e sotëm terrorist që është kryer në Stokholm, ku kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.
Sipas policisë, dy të ndaluarit janë marrë në pyetje, të cilët nuk janë të dyshuar për sulmin, por mund të jetë në interes të hetimit.
Sulmi me kamion, për të cilën policia nuk dha shumë detaje ndodhi pak para orës 13:00, në afërsi të një dyqani të madh, në kryqëzimin e një arterie të rëndësishme dhe në rrugën për këmbësorë më të frekuentuar të kryeqytetit, transmeton KosovaPress.