Site icon Telegrafi

Policia sqaron rrethanat e vdekjes së 65 vjeçarit nga Vushtrria

Një 65 vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rrokullisja e traktorit.

“Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur në mes orës 13:00-22:13, në rrugë malore në fshatin “Shallc” të Vushtrrisë. Vdekjen e viktimës Sh.J.,65 vjeçar, e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca në Vushtrri, të cilët kanë dal në vendngjarje dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Lexo po ashtu Rrokulliset traktori, vdes një person në Vushtrri

Hetimet Rajonale, Prokurori kujdestar si dhe mjekësia ligjore, kanë dal në vendin e ngjarjes, dhe kane kryer vend-shqimin e ngjarjes.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit te shtetit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar dhe hetuar si ‘vdekje aksidentale’. /Telegrafi/

Exit mobile version