Site icon Telegrafi

Policia speciale reagoi për një ombrellë

Ombrella me dorëzën e shpatës së samurajit është në shitje në faqen e internetit thinkgeek.com., por tash është postuar edhe vërejtja se kjo ombrellë mund të nxisë reagimin e policisë speciale.

Atë ditë dikush kishte vërejtur “personin e dyshimtë me ombrellë” e cila dukej si shpatë për shkak të dorëzës së pazakontë. Pas lajmërimit në polici se ky person po shëtitej në lagjen e studentëve, policët nuk dëshiruan të rrezikojnë më shumë, kështu që dërguan policët specialë të armatosur të cilët evakuuan ndërtesën ku personi i dyshimtë ishte parë për herë të fundit.

Më pas të gjithë dolën jashtë, e dashura e studentit i cili e kishte lënë ombrellën në ndërtesë e kuptoi se për çfarë po flitej dhe ia kishte sqaruar policisë keqkuptimin. Policia lëshoi dy studentët vetëm pasi njëri prej policëve “nxjerri shpatën prej këllëfit” dhe e hapi për tu bindur se vërtetë ishte ombrellë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version