Telegrafi

Policia speciale nga tani do t’i mbrojë futbollistët e Barcelonës nga influencuesit e YouTube dhe Tik-Tok

Nga dita e sotme, lojtarët e Barcelonës po ruhen nga policia gjatë seancave stërvitore, pasi vazhdojnë problemet me YouTube-rat dhe TikToker-at që abuzojnë me lojtarët e klubit në mënyrë të veçantë.

Historia e Inigo Martinez ka thyer së fundi heshtjen në Barcelonë. Një futbollist me përvojë ishte “shënjestra” e një të riu që poston ngjarjet e tij në TikTok, i cili pothuajse me dhunë donte të filmonte lojtarin e revoltuar.

Për vite me radhë, Barcelona ka problem me influencuesit që qëndrojnë para kampit stërvitor dhe presin që lojtarët të dalin nga stërvitjet.

Lexo po ashtu Nuk është hera e parë lojtarët e Barcelonës provokohen në këtë mënyrë, katalunasit kërkojnë ndihmën e policisë

Synimi i tyre është të revoltojnë lojtarët dhe më pas t’i regjistrojnë në një humor të tillë dhe më pas t’i ndajnë videot në rrjetet sociale.

Përveç Inigo Martinezit, në shënjestër të influencuesve para stadiumit u vunë edhe Luis Suarez, Lionel Messi, Samuel Umtiti, Joao Cancelo… Ka qenë Cancelo ai që së fundmi ka tërhequr vëmendjen për problemin sepse janë gjithmonë të njëjtët njerëz që presin futbollistët në rrugë.

Këta persona nuk zgjedhin një mënyrë për të ndaluar lojtarët, ata vijnë në kontakt fizik me ta, duke dal edhe para makinave të tyre për të marrë atë që duan.

Duke qenë se shërbimi i klubit privat nuk mund të sigurojë hapësirë ​​jashtë kampit stërvitor, Barcelona kontaktoi policinë në të njëjtën ditë.

Përgjigjja ka qenë pozitive dhe nga dita e sotme seancat stërvitore të Barcelonës janë të siguruara nga policia. Do të jetë policia lokale ose policia speciale Mossos d’Esquadra, në varësi të incidentit dhe nevojës.

Lexo po ashtu Provokimet nga tifozët për futbollistët, Barcelona merr një vendim të papritur që i prek të gjithë adhuruesit e tyre

Se gjërat nuk janë të padëmshme vërtetohet edhe nga fakti se Barcelona vendosi t’i bëjë stërvitjet e tyre të fshehura nga publiku, pra t’i fshehë kohën e stërvitjes nga tifozët e saj, në mënyrë që të njëjtët persona të mos dalin para kompleksit Joan Gamperit./Telegrafi/