Site icon Telegrafi

Policia spanjolle prangosë hajnin e viagrave

Policia filloi hetimet në janar pasi kishte pranuar disa raporte për një seri plaçkitjesh të barnatoreve në Madrid nga një burrë i vetmuar, i armatosur, i cili si objektiv të hajnisë kishte “vetëm pilulat e Viagras dhe paratë në arkë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet dyshojnë se i hajni 43 vjeçar i shiste viagrat në të zezën, ku bliheshin nga përdoruesit për qëllime rekreative, shpesh të kombinuara me droga tjera.

Viagra e kombinuar me drogën ilegale Ekstazi, është e njohur në botën e klubeve të natës si “Sextasy”. /Telegrafi/

Exit mobile version