Policia spanjolle ka arritur të shpartalloj një grup mafioz, që pretendohet se ndërtonin dronë nënujor që kishin kapacitete të transportojnë deri në 200 kilogramë drogë nëpër Gjibraltar, shkruan The Guardian.
Spanjollët arrestuan tetë persona në Cadiz, Malaga dhe Barcelonë, dhe kjo është hera e parë që kanë hasur në dronët nënujor që përdoren për kontrabandimin e drogës, transmeton Telegrafi.
“Tre dronë nënujor janë zbuluar, ku njëri prej tyre ishin mbi ujë e dy tjerët nën. Ata ishin përgatitur të dërgohen tek narko-kartelët francezë, për të transportuar sasi të mëdha të kokainës”, thuhet në kumtesën e policisë.
Policët spanjollë gjithashtu konfiskuan 145 kilogramë hashash, 8 kilogramë marihuanë, 157 mijë euro para të thata – dhe gjashtë dronë të mëdhenj që mund të fluturojnë në një distancë prej 30 kilometrave.
Thuhet se një kompani e specializuar për modifikimin e mjeteve të ndryshme motorike, ishte angazhuar në prodhimin e këtyre dronëve nënujorë që kanë kapacitete të bartin sasi të mëdha të drogës.
Pas një hetimi 14-mujor, policia spanjolle arriti të shpartalloj këtë grup kriminal që operonte në vende të ndryshme, e për këtë asistoi edhe policia franceze. /Telegrafi/