Site icon Telegrafi

Policia spanjolle konfiskon nëndetësen me 3,300 kilogramë kokainë, publikojnë pamjet e saj

Zyrtarët spanjollë kanë konfirmuar sot se kanë arritur të konfiskojnë nëndetëse me 3,3 ton kokainë, vlera e të cilës në tregun e zi arrin shumën e 100 milionë eurove, duke theksuar se është një aksion historik në luftën kundër kontrabandimit me lëndë narkotike, transmeton Telegrafi.

Policia ka bërë të ditur se është “narko-nëndetësja” e parë që është konfiskuar në Evropës, duke precizuar se është kapur në ujërat e brigjeve Galicia në veriperëndim të Spanjës, brenda të cilës gjendeshin 152 pako me kokainë, transmeton Telegrafi

Në aksionin e policisë janë arrestuar dy shtetas të Ekuadorit, derisa i treti është në arrati. E në videon që e ka publikuar sot policia spanjolle, shihen zhytësit duke u futur brenda nëndetëses ku më ndihmën e jastëkëve me ajër arritën ta hapin derën.

Kjo nuk është hera e parë që narko-kartelët përdorin nëndetëset për të transportuar drogë nga një vend në tjetrin. Muaj më parë rojet bregdetare amerikane kishin arritur ta filmojnë momentin, kur i sulen pas një nëndetëse në të cilën më pas e detyrojnë të dal mbi sipërfaqe të ujit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_wz_tvPdNXo&feature=emb_title

Exit mobile version