Policia kombëtare spanjolle ka nisur t’i konfiskojë kutit e votimit dhe fletëvotimet nga qendrat e votimit katalane, ka thënë sot Ministria e Brendshme e Spanjës.
Mijëra qytetarë të Katalonisë u rreshtuan në qendrat e votimit në rajonin spanjoll, për referendumin e pavarësisë.
Qytetarët u përballën me autoritetet e Madridit, të cilët e quajtën votimin “të paligjshëm”, ata janë zotuar se do të bllokojnë votimin.
Zyrtarët spanjoll urdhëruan policinë që të mbyllin shkollat në rajon, të cilat ishin të përgatitura si vendvotime, e që janë planifikuar të hapen në mëngjesin e ditës së sotme.