Site icon Telegrafi

Policia spanjolle gjen qindra kilogramë kokainë të fshehur në gurë, përdorën çekiçët për t’i shkatërruar (Video)

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar për përpjekjen për të futur rreth një ton kokainë në Spanjë, të maskuar si një dërgesë e shkëmbinjve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kriminelët përdorën një dërgesë prej 188,000 kg guri, prej të cilave disa ishin në fakt një përzierje shkëmbore me drogën e maskuar brenda.

Kështu, siç thuhet tutje, policët Nacionalë ishin ata që duhej të shkatërronin të gjithë gurët për të zbuluar kontrabandën.

Video tregon se oficerët përdorin çekiçë masivë në një depo të mbushur me gurë.

Si rezultat, bëhet e ditur se agjentët gjetën 785 paketime, të cilat mbanin nga rreth 1 kilogram.

Të arrestuarit ishin pjesë e një organizate të përbërë nga qytetarë kolumbianë dhe venezuelas. /Telegrafi/

Exit mobile version