Site icon Telegrafi

Policia spanjolle: Është vrarë drejtuesi i furgonit në sulmin e Barcelonës

Policia spanjolle ka konfirmuar se personi i qëlluar gjatë një operacioni në periferi të Barcelonës është Younes Abouyaaqoub, i dyshuari kryesor si drejtues i furgonit që u përplas mbi turmën e këmbësorëve duke lënë 13 të vdekur në “Las Ramblas” të enjten e kaluar, transmeton Klan Kosova.

Ai mbante një rrip të rremë shpërthyes në momentin kur u qëllua në zonën Subirats, shumë pranë Sant Sadurni d’Anoia, deklaroi zyrtarisht policia spanjolle, që shtoi se kishte rënë në gjurmët e terroristit pas dëshmisë së një personi që e kishte përshkruar thuajse identik të kërkuarin pranë një karburanti.

Sulmi me furgon në sheshin “Las Ramblas” të mbushur plot me turistë la 13 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

Exit mobile version