Telegrafi

Policia shtrijnë një grua në tokë, duke i ekspozuar pjesët e saj intime në restorant (Video)

Një video e publikuar në rrjetet sociale shihet një polic i cili e shtrin një grua në tokë, duke tentuar ta prangoste në mes të një qendër tregtare, në qytetin Saraland të Alabama.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri tek intervenimi i policisë erdhi pasi që ajo që shoqërohej nga një shoqe e saj kishin pasur një debat me një punëtore të një restoranti.

Një video që është shfaqur virale thuhet se tregon Chikesia Clemons, 25 vjeçe, e ulur në një karrige në restorantin në Saraland dhe më pas një oficer e kap në një përpjekje për ta “nënshtruar” atë.

Dhe derisa po “përlesheshin” vjen një moment i sikletshëm, si për vajzën, po ashtu edhe për policët – pasi që polici i zbulon gjinjtë asaj. /Telegrafi/