Policia e Çairit mbrëmë ka marrë aktivitete policore dhe i ka zbrazur rrugët e Çairit nga makinat që ndodheshin të parkuara gabimisht dhe po pengonin që të zhvillohet trafiku i rregullt.
Alsat mëson se policia ka marrë masa për largimin e të gjitha makinave të parkuara përgjatë rrugës dhe trotuareve që janë të dedikuara për kalimtarët dhe po gjobiten për çdo parregullsi.
Siç mund ta shihni në fotografi, rrugët e Çairit janë nga të dyja anët të zbrazura nga makinat që pengonin të zhvillohet trafiku nëpër këtë zonë.