Lidhur me incidentin e sotëm që ndodhi në Tetovë, Policia e Maqedonisë ka marrë masa për të zbuluar motivet e vrasjes.
Burime për Telegrafi Maqedoni thonë se zyrtarët policor në autostradën Tetovë-Shkup ndalojnë dhe kontrollojnë të gjitha makinat që udhëtojnë në këtë aks.
Zyrtasisht nga Ministria e Punëve të Brendshme akoma nuk kanë dhënë detaje për arsyet e vrasjes dhe personat e përfshirë në këtë rast, ndërsa mësohet se një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur./Telegrafi/