Telegrafi

Policia shton kontrollet në Shkup, zbulon mangësi tek automjetet që kryejnë transport publik

Departamenti për siguri në komunikacion pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 08:00 deri 13:00 ka realizuar kontrolle të përforcuara të makinave të kryejnë transport publik të udhëtarëve.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kontrolluar 49 autobusë dhe makina tjera që kryejnë transport publik. Gjitha makinat janë drejtuar për kontroll teknik, ku janë konstatuar 16 parregullsi dhe mungesa tjera.

“Tek tetë makina nuk ka qenë në rregull pajisja për frenim, tek dy pajisjet për drejtim, tre kanë pasur probleme me sinjalet e dritave, ndërsa një tjetër nuk i ka pasur në rregull pajisjet tjera. Kurse dy makina tjera nuk kanë pasur pajisje komplete”.

“Pas shkeljeve të zbuluar janë marrë 44 masa edhe atë: 12 kërkesa për procedurë për kundërvajtje, 18 urdhër pagesa për gjoba dhe 14 makina janë përjashtuar nga komunikacioni”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se janë zbuluar edhe 12 shkelje që i kanë bërë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, prej të cilëve edhe disa janë gjobitur./Telegrafi/