Telegrafi

Policia shqipton 249 gjoba në Shkup, 71 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (28.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 249 gjoba, nga të cilat 71 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 12 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 8 sanksione për kalim në semafor të kuq, 12 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.