Site icon Telegrafi

Policia shqipton 150 masa në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 150 masa, nga të cilat pesë masa për tejkalim të shpejtësisë, 11 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë masa për automjete me defekte teknike në transportin publik.

Tetë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë masa për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe), katër masa për automjete të paregjistruara, pesë masa për foli të paçertifikuara”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Exit mobile version