Telegrafi

Policia shqiptare arreston 41 vjeçarin nga Prizreni, ishte dënuar në Itali

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës njofton se ka arrestuar një shtetas kosovar i cili ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg nga autoritet Italiane, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Kanosje”.

Policia thotë se arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Italian, përcjell Telegrafi.

Njoftimi i policisë
Specialistët e Policisë Kufitare në SPK Morinë, bënë arrestimin provizor të shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
– A.K., 41 vjeç, banues në Prizren–Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të SPK, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali.

Autoritetet gjyqësore të Bellunos Itali, me vendim Nr. 633/2007 datë 24.10.2007, e kanë dënuar këtë shtetas me 4 vite e 8 muaj burg për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja” parashikuar nga nenet 81, 609 b, 610 dhe 612 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme./Telegrafi/