Një femër ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur në liqenin e Badovcit, por falë intervenimit të shpejtë të Policisë së Kosovës, viktima është nxjerrë dhe shpëtuar nga uji.
“Është njoftuar ndihma e shpejtë e cila i ka ofruar tretman mjekësor viktimës dhe është sugjeruar te shtrihet për shërim”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.