MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme në Krushevë kanë shpëtuar një çift nga Shkupi të cilët kishin ngecur në borë me veturën e tyre “Dacia”.
MPB bën të ditur se pas evakuimit të çiftit është larguar edhe makina e bllokuar.
“Më datë 04.02.2023 në ora 16:23 në SPB-Manastir, K.R.(22) nga Shkupi ka kërkuar ndihmë pasi bashkë me bashkëshorten e tij kishin ngecur në borë në rrugë nga monumenti “Sliva” deri te liqeni i Krushevës, me veturë pasagjerësh “Dacia” me targa të Shkupit. Policët e Departamentit të Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Krushevë kanë kryer kontrolle në terren dhe në ora 16:35 në vendin e quajtur “Tushot” personat janë konstatuar në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa automjeti është larguar”, thonë nga MPB./tv21.tv