Telegrafi

Policia shpërthen eksplozivin brenda një ndërtese lutjesh të myslimanëve (Video)

Një sasi eksplozivi në një ndërtesë lutjesh në afërsi të qytetit rus Samara u eliminua brenda ndërtesës.

Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, ishte vlerësuar se nxjerrja jashtë e eksplozivit do të mund të paraqiste rrezik.

Siç edhe mund të shihet në video, nga ky shpërthim, një pjesë e konsiderueshme e ndërtesës ishte shkatërruar nga shpërthimi.

Po sipas medieve të huaja, ka qenë një qen i policisë i cili ka ndihmuar për të gjetur një sasi me më shumë se një kilogram eksploziv, me origjinë të panjohur.

Ndërtesa thuhet se është përdorur për tubime ndjekësve të një lëvizje ultra-konservatore brenda Islamit sunit, dhe kjo nuk ishte regjistruar me komunitetin mysliman rajonal si një shtëpi zyrtare e lutjeve. /Telegrafi/