Telegrafi

Policia shpërbën një grup kriminelësh, dy vite me radhë kanë kërcënuar dhe plaçkitur qytetarët (Foto/Video)

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Llaze Vellkovski, sot në konferencë për shtyp informoi se policia ka arrestuar tetë persona, të cilët gjatë dy viteve të fundit kanë plaçkitur familje të ndryshme me kërcënime për gjoja borxhe.

Grupi kriminel madje ka vënë në flakë edhe disa makina. Ky grup ka patur hierarki të saktë dhe organizim të përpiktë. Koka e grupit së bashku me vëllain kanë dirigjuar aktivitetet, ndërsa anëtarët e tjerë kanë detyruar dhjetëra viktima që tua dorëzojnë shtëpitë, makinat e pasuritë e tjera në emrin e tyre. Por grupi ka bërë edhe tregti me drogë të llojit heroinë.

“MPB deri tek Prokuroria Themelore ka ngritur padi penale kundër personave: M.D (40) dhe M.D (34) – të dy nga fshati Saraj i Shkupit, N.P (49), T.P. (39) dhe P.J. (26) të tre nga Shkupi, si dhe K.Ç. (66) nga Struga, LM (49) nga Velesi dhe TP (51) nga Negotina. Krerët e grupit tashmë janë në paraburgim ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar masa të tjera të kujdesit”, tha Vellkovski.

Ai njioftoi se policia gjatë bastisjes ka gjetur 4 pushka, municion të ndryshëm, 40 mijë euro, heroinë dhe gjësende të tjera./Telegrafi/