Site icon Telegrafi

Policia i shkon në shtëpi Britney Spearsit pas videove shqetësuese me thikë që publikoi në rrjete sociale

Foto: Getty Images

Policia bëri një kontroll në shtëpinë e Britney Spears pasi publikoi disa video shqetësuese duke kërcyer me thikë.

Dean Worthy i Zyrës së Sherifit të Qarkut Ventura tha të enjten për Page Six se një nga rreshterët e tyre – i cili është marrë me incidente të shumta që përfshijnë Princeshën e Popit gjatë viteve – iu përgjigj thirrjes.

“Dikush i afërt i Britney-t kishte parë videon e postuar në rrjetet sociale, ku ajo kërcen dhe rrotullohet me thika në duar dhe ata ishin vërtet të shqetësuar për mirëqenien e saj mendore”, thuhet në njoftim.

Foto: Screenshot/Instagram

Worthy thotë se policia konfirmoi se individi, i cili kërkoi të mbetej anonim, kishte një marrëdhënie me Spears dhe nuk ishte thjesht një fans.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Britney Spears

“Ne normalisht nuk u përgjigjemi fansave që thërrasin për një personazh të famshëm, përveç nëse besojmë në të vërtetë te personi”, thotë oficeri.

Foto: Screenshot/Instagram

“Megjithatë, ne e verifikuam këtë individ përmes LAPD… dhe përcaktuam se ky është dikush që e njeh Britney-n personalisht”.

Worthy vë në dukje gjithashtu se thirrja fillestare u bë përmes Ekipit të Përgjigjes për Vlerësimin Mendor të Sistemit (SMART) të Departamentit të Policisë së Los Angelesit përpara se të dërgohej në zyrën e sherifit.

Foto: Getty Images

Kur policia mbërriti në shtëpinë e Spears në Thousand Oaks, Kaliforni, ata folën me rojet e sigurisë që ishte në shtëpi nëpërmjet një telefoni celular.

Ata bënë të ditur se këngëtarja e “Toxic” ishte “mirë” dhe “asgjë nuk po ndodhte”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version