Site icon Telegrafi

Policia shkoi për ta arrestuar në biznesin e tij në Rinas, 34-vjeçari i gjuan me armë zjarri

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi operacionin për kapjen e një 34-vjeçari në Rinas.

“Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar si Klajdi Buza, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.

Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar ndërsa është bërë i mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit Klajdi Buza, 34 vjeç, banues në Tiranë dhe kanë sekuestruar armë e zjarrit dhe municionin luftarak.

Buza evidentohet si person me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thueht në njoftimi ne policisë.

Exit mobile version