Site icon Telegrafi

Policia shkatërron kultivimin e kanabisit në Gjilan, rasti në hetime

ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Perlepnic të Gjilanit janë kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis stava.

Në raportin 24 orësh, policia ka bërë të ditur se këto bimë janë shkatërruar.

“Raportohet se në një territor malor janë gjetur dhe shkatërruar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Policia nuk ka jep detaje shtesë lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version