Site icon Telegrafi

Policia shet gjërat e vjedhura

Policia nga Leicestershire muajin e kaluar ka hapur nën-faqen e vet në ankandin e njohur online eBay, në të cilën ka ofruar kryesisht aparate të vjedhura shtëpiake.

Pasi që kanë nxitur interesim të madh, në polici kanë vendosur të zgjerojnë ofertën e tyre, shkruan versioni online i gazetës britanike “The Telegraph”. Dyqani virtual prej tani e tutje shet edhe stoli, rroba të disenjatorëve të njohur e madje edhe automjete të vjedhura luksoze. Në mesin e artikujve të ofruar është gjetur edhe ora e dorë Rolex prej 18-karatësh me vlerë prej rreth 7.000 funtesh.

Inspektori David Hargrave ka theksuar se faqja vazhdon të zgjerojë ofertën, e të gjitha paratë e grumbulluara do të përdoren për të luftuar krimin./Telegrafi/

Exit mobile version