Telegrafi

Policia sërish përleshet me demonstrues në Nju Delhi

Protestuesit po kërkojnë dënim me vdekje për gjashtë personat e akuzuar për dhunim grupor të vajzës, të cilën pastaj së bashku me dashnorin e saj i kanë hedhur nga autobusi në shpejtësi të plotë.

Vajza, që është në gjendje serioze shëndetësore në një spital në Nju Delhi, ka filluar t’ia tregoj policisë përvojën e saj tejet të hidhur.

Një grup i protestuesve gjatë natës kishte qëndruar në kampin e improvizuar afër rezidencës së lideres së Partisë së Kongresit në qeveri, Sonja Gandi.

Ministri i brendshëm, Sushil Kumar Shinde, tha sot se qeveria do ta shqyrtoj mundësinë e propozimit të dënimit me vdekje për “rastet më të rralla dhunimeve”. /Telegrafi/