Telegrafi

Policia sekuestron 196 kg drogë

Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë për tu ndalur, por ka tentuar të largohet, por vetura i është fikur në rrugë dhe më pas është larguar këmbë me shpejtësi, duke përfituar nga errësira.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij, ndërkohë që ka nisur hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, raporton BË.

Ndërkaq, pak orë më vonë, persona të panjohur dogjën veturën e njërit prej specialistëve të antidrogës që morën pjesë në operacion. Dyshohet se autorët kanë lidhje me drogën e sekuestruar në mbrëmje. /Telegrafi/