Site icon Telegrafi

Policia sekuestroi diamantet që Habilajt i dhuruan gruas së Tahirit: Kjo është vlera e tyre

Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon me hetimet për përfshirjen e Saimir Tahirit në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës pasi në disa përgjime të trafikantëve të ndërmarra nga policia italiane, rezultoi se emri i Tahirit përmendej disa herë.

Mesditën e së enjtes, katër oficerë të Policisë Gjyqësore mbërritën në shtëpinë e Saimir Tahirit për të nisur një kontroll në banesën e ish-ministrit të Brendshëm, pas autorizimit nga parlamenti që votoi kundër arrestimit të tij.

Mësohet se në shtëpinë e deputetit, oficerët kanë sekuestruar bizhuteritë e bashkëshortes së tij, pasi në përgjime, i arrestuari Moisi Habilaj thoshte se kishte blerë dy byzylykë me diamante me vlerë 18 mijë euro, për gruan dhe nënën e ‘Saimirit’.

Përgjimet:

‘Moisiu futet në makinë dhe i tregon Sabit se kishte marrë dy byzylykë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse kishin kushtuar shumë”.

Moisi: Bënë goxha.

Sabi: 1000 euro?

Moisi: Sa?

Sabi: 2000 euro…

Moisiu tregon se të dy bënin 18 mijë euro, por i kishte marrë për gjysmën e lekëve.

Sabi: I pagove 9 mijë euro me lekë në dorë?

Moisi: Po.

Sabi: Nuk kishte ndonjë telekamera?

Moisi: Jo. Vetëm ajo përpara gjykatës.

Moisiu i tregon se njërin nga byzylykët ia ka marrë nënës dhe tjetrin gruas së tij me gurë të çmuar dhe diamante.

Exit mobile version