Site icon Telegrafi

Policia sanksionon 23 persona në Shkup për pjesëmarrje në gara të jashtëligjshme me motoçikleta

Sektori për siguri në komunikacion në Shkup, ka vazhduar me kontrolle të rrepta në rajonin e Shkupit për të parandaluar organizimin dhe pjesëmarrjen në gara të jashtëligjshme të motoçiklistëve nëpër rrugët e Shkupit.

Me këtë rast, gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të hershëm të sotëm, janë sanksionuar 23 persona.

Një person që nuk ka patur patentë për motoçikletë është arrestuar, nën dyshimin e kryerjes së veprës së shkeljeve doganore./Telegrafi/

Exit mobile version