Site icon Telegrafi

Policia ruse hapë konkursin e bukurisë për efektivet femra (Foto)

Ato mund të duken si modele që pozojnë përpara kamerave për një set fotografik.

Por këto bukuroshe në foto janë në fakt police ruse të cilat i janë bashkuar një konkursi të çuditshëm bukurie për të treguar se femrat mund të jenë të bukura dhe të zgjuara.

Kompeticioni, i cili nisi si pjesë e festimeve në Ditën e Policisë në Rusi, ka si qëllim të gjejë efektiven më të bukur të vendit, transmeton oranews.

Që kur konkursi u lançua në fillim të këtij muaji, aplikimet nuk kanë fund.

Exit mobile version