Telegrafi

Policia ruse arreston më shumë se njëmijë persona pas protestës

Policia ruse arreston më shumë se njëmijë persona pas protestës së djeshme në Moskë kundër Putinit.

Një protestë e madhe është mbajtur dje në Moskë, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se policia ka ndërhyrë brutalisht duke arrestuar mbi 1000 persona.

Demonstruesit protestonin kundër përjashtimit të disa kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet e ardhshme lokale në Moskë.

Agjencitë shtetërore të lajmeve TASS dhe RIA-Novosti cituan një zëdhënës policie duke thënë se 1,074 pjesëmarrës u arrestuan gjatë protestave, të cilat zgjatën më shumë se shtatë orë, përcjell mapo.

Zgjedhjet e këshillit të qytetit të Moskës do të zhvillohen më 8 shtator, por një numër kandidatësh nga partitë opozitare nuk janë lejuar të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Figura e shquar e opozitës, Alexei Navalny kishte bërë thirrje për protestë të mërkurën, ndërsa u arrestua dhe do mbahet në burg për 30 ditë.

Policia hyri gjithashtu në një kanal që transmetonte pamje live në internet të protestës, duke ndaluar drejtuesen Aleksandra Perepelova.