Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke bërë rojë në shtëpinë e policit Shefqet Kamberaj, i cili qëlloi për vdekje të hënën Ilmi Lufajn në Deçan.
Prokurori Haxhi Sinani në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit Shefqet Kamberaj ka thënë se policia duhet t’i ofrojë siguri 24 orë familjes së policit.
KALLXO.com në orët e pasdites ka parë se para shtëpisë së policit në Lëbushë të Deçanit ka qëndruar një veturë e policisë, me disa policë brenda, duke bërë rojë.
Policia e Kosovës nuk ka dashur të komentojë për masat e sigurisë te familja e kolegut të tyre të arrestuar.