Policia e rrugore e Shkupit nuk ka kuadër të mjaftueshëm për zgjidhjen e problemeve të përditshme në kryeqytet. Shfrytëzimi i pushimeve vjetor nga ana e pjesëtarëve të policisë rrugore, siç mëson gazeta Koha, është arsyeja kryesore se pse nëpër rrugët e Çairit, gjatë periudhës se fundit nuk ka patrulla të mjaftueshme të cilat do të vënë rend në kaosin e komunikacionit.
“Me pesë automjete zyrtare e mbulojmë gjithë zonën e Qytetit të Shkupit. Për zonën e Komunës së Çairit kemi përgatitur Plan për trajnimin e garave të egra motorike që është realizuar nga ne dhe ne kemi aktivitete për të. Në periudhën e fundit, për shkak të arsyeve të lartpërmendura, ne nuk ishim në gjendje ta zbatojmë Planin në tërësi, dhe në të ardhmen do të implementohet dhe do të përgatitet raport për secilën masë të marrë dhe do t’ju dërgohet. Në territorin e Komunës së Çairit automjeti special Spider gjithashtu angazhohet çdo ditë nga ora 09.00 deri ne orën 17.00”, thonë nga MPB.
Në ndërkohë, nuk ka të ndalur ankesat e banorëve në Çair, konkretisht ata të rrugës “Kemal Sejfula”, rrugë kjo në të cilën për çdo ditë ndodhin aksidente.