Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me prokurorinë, ka goditur një grup të shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit, duke arrestuar shtatë persona. Policia ka zbuluar se aktiviteti ushtrohej në një hotel të njohur në Shkodër. Bëhet fjalë për lokalin “TATA”, në qytetin e Shkodrës.
Ambienti trekatësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, ku realizohej veprimtaria kriminale, është sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit kombëtar “Forca e ligjit” që ka të bëjë me sekuestrimin e aseteve të ardhura nga aktiviteti kriminal.
Pikërisht tek ky ambient, forcat e policisë kanë mësyrë sot duke i rrethuar Rinard Totën dhe Kastriot Musën dhe më pas arrestuar si organizatorë të prostitucionit.