Site icon Telegrafi

Policia rrethon dhe kap vrasësin danez pasi “shpëtoi për pak kohë” nga burgu afër Kopenhagës

Burri i burgosur përjetë për sulm seksual dhe vrasje të një gazetareje në “bordin e nëndetëses së tij” është kapur pasi u përpoq të arratisej nga burgu afër Kopenhagës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpikësi danez Peter Madsen u burgos për vrasjen e gazetarit suedez Kim Wall në vitin 2017.

Fillimisht i rrethuar nga policia jashtë burgut Herstedvester në Albertslund, në perëndim të Kopenhagës, i burgosuri u arrestua më në fund dhe “u evakuua nga skena” në mesditë, njoftoi policia daneze në Twitter.

Përpjekja për arratisje filloi në mëngjes, me Madsen duke e tentuar të bënte një gjë të tillë, disa qindra metra nga burgu ku ai po vuan dënimin.

Autoritetet u njoftuan për një “situatë të pazakontë sigurie” në orën 10.21, tha inspektori i policisë Mogens Lauridsen në një konferencë për shtyp.

Policia e Kopenhagës ishte në gjendje për të gjetur të burgosurin brenda pesë minutash me ndihmën e stafit që e kishin ndjekur atë.

Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan të burgosurin të ulur në bar pranë një gardhi me duart pas shpinës ndërsa policia i drejtoi armët nga një distancë.

Sipas mediave lokale, Madsen kërcënoi stafin e burgut me një objekt të ngjashëm me një armë dhe mori një peng – një psikolog burgu – për të lehtësuar arratisjen e tij.

Dëshmitarët e cituar nga media thonë se ai u pa në një furgon të bardhë kur u gjet nga policia më pak se një kilometër nga burgu.

Policia tha se nuk kishte asnjë dyshim se ai kishte marrë ndihmë në arratisjen e tij, por po vazhdonte hetimet.

Gjatë arrestimit, policia gjithashtu thirri specialistë të bombave pas njoftimeve se Madsen kishte veshur eksploziv në një rrip, por Mogens Lauridsen gjithashtu mohoi të kishte ndonjë indikacion për këtë.

Madsen së shpejti do të merret në pyetje vetë si pjesë e hetimit.

Wall, një reportere 30-vjeçare fituese e çmimeve, u gjet e vdekur pasi ajo hipi në anijen Nautilus me 49-vjeçarin Madsen në mbrëmjen e 10 gushtit 2017.

Ajo kishte dashur të intervistonte inxhinierin autodidakt për një artikull që po shkruante në një program rakete që ai themeloi në 2014.

Partneri i Wall-it raportoi se ajo ishte zhdukur dhe trupi i saj u gjet i copëtuar njëmbëdhjetë ditë më vonë në një plazh.

Madsen fillimisht pretendoi se vdekja ishte një aksident. Por gjatë gjykimit të tij, ai pranoi të priste trupin dhe ta hidhte në Detin Baltik.

Madsen humbi në ankesën e tij kundër dënimit të përjetshëm dhe i kërkoi falje familjes së viktimës pas gjykatës së apelit.

Dhe muajin e kaluar ai pranoi fajin e tij për herë të parë tek një gazetar në një dokumentar të transmetuar në televizionin danez.

Gjatë gjykimit të tij, eksperti psikiatrik tregoi se i akuzuari është “një gënjeshtar patologjik” dhe “një rrezik për të tjerët”.

Dhe në prill 2018, Madsen u dënua për vrasjen e saj me paramendim dhe sulm seksual.

Dënimet me burgim të përjetshëm në Danimarkë zakonisht nënkuptojnë 16 vjet burg, por të dënuarit rivlerësohen për të përcaktuar nëse ata do të përbëjnë rrezik për shoqërinë nëse lirohen dhe mund të mbahen më gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version