Telegrafi

Policia me “rrethojë të dyfishtë nga çeliku” e bllokon hyrjen e Kuvendit

Policia e Republikës së Maqedonisë dhe pjesëtarët e njësitit special të MPB sonte e zhvendosën rrethojën e çeliktë me të cilën e mbrojnë ndërtesën e Kuvendit të RM për dhjetëra metra më përpara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vërehet se në terren ka shumë më tepër polici se ditët e kaluara, kështu që qytetarët që do të marshojnë drejt Kuvendit do të priten me masa më të fuqishme të sigurisë./Telegrafi/.