Site icon Telegrafi

Policia rrahu turistët vetëm pse po këndonin rrugëve – detyrojnë “kameramanin” të fshijë pamjet! (Video)

Policia spanjolle është akuzuar për masa të rënda pasi u filmuan duke goditur pushuesit britanikë në ishullin e Majorkës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara, të marra në qytetin popullor të Santa Ponsa tregojnë një oficer me shkopin e tij duke goditur pushuesit, ndërsa ata këndonin rrugëve.

Ka qenë një dëshmitar ai i cili ka thënë se një oficer po mbante një kamxhik dhe e përdorte atë për të goditur njerëzit gjatë incidentit, të shtunën në mbrëmje.

“Fëmijët po këndonin në rrugë. Papritmas një makinë po përpiqej të kalonte dhe ky ishte momenti kur arriti policia”, tha ai.

“Ata vrapuan dhe po goditnin të gjithë, ata ishin aq agresivë”.

Ndërkaq një djalë që ishte në pushim një javë me të dashurën e tij, vëllain dhe të dashurën e vëllait të tij ka thënë se kur kishte parë policinë, kishte tentuar të nxirrte telefonin për të regjistruar pamjet.

Kur policia e pa atë duke xhiruar, ai pretendon se ata u përpoqën t’ia merrnin telefonin e tij.

Ai thotë se ata madje ishin përpjekur të fshinin regjistrimet, por ndërkohë telefoni ishte ndalur, me çka edhe disa pamje kishin shpëtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version