Site icon Telegrafi

Policia regjistron disa parregullsi në lidhje me referendumin, arrestohet një person në Berovë

Ministria Punëve të Brendshme përmes një kumtese për media njofton se në orët e pasditës së referendumit janë regjistruar disa incidente në disa vendvotime.

Në Stacionin Policor në Berovë një grua përmes telefonit ka raportuar se rreth orës 11:30 para hyrjes në vendvotimin numër 8 në fshatin Budinarci, ka pasur simpatizant të një partie politike të cilët kanë kryer presion dhe i kanë penguar qytetarët të realizojnë të drejtën e votës. Nga MPB thonë se ata edhe verbalisht i kanë ofenduar votuesit.

“Në SPB Shtip është raportuar se në vendvotimin 2247 në shkollën fillore “Dimitar Vllahov”, F.D (person analfabet) ka votuar me ndihmë të D.G. Më pas, burri i saj Xh.D ka shkyer fletëvotimin. Kryetari i Komisionit Zgjedhor ka kërkuar intervenimin e policisë, ndërsa Xh.D është arrestuar dhe dërguar në stacionin policorë në Shtip, kurse gruaja e tij së bashku me përfaqësues të OJQ-ve janë ftuar për bisedë në polici”, thuhet në njofitimin e MPB-së.

Policia ka regjistruar edhe disa incidente tjera, siç janë fotografimi i votës dhe inçizim të votuesve./Telegrafi/

Exit mobile version