Policia e Kosovës njofton se pas ngjarjes së ndodhur më 13 tetor, lidhur me dhunën e shfaqur ndaj një vajze në Rahovec, menjëherë janë ndermarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e këtij rasti.
“Policia në konsultim me prokurorinë ka ndermarr veprimet profesionale bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të saj, përderisa aspekti i trajtimit të viktimës nga aspekti social-edukativ dhe shëndetësor-mjekësor është realizuar nga autoritetet kompetente përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.
Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave zyrtare dhe konsideron se rastet e tilla të përdorimit të dhunës janë të papranueshme dhe se të gjitha veprimet policore kanë qenë dhe janë të orientuara në parandalimin e tyre si dhe marrjen e masave të menjëhershme ligjore ndaj secilit individ që përfshihet në perdorimin e dhunës apo nxitjen e saj në çfarëdo forme.
Policia gjithashtu, inkurajon të gjithë qyteterët që rastet e tilla të raportohen me kohë tek organet kompetente në mënyrë që të veprohet në aspektin parandalues dhe rastet e tilla të mos përseriten. /Telegrafi/